Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes dy kampeve PD e PS vijon përballja e akuzave dhëmb për dhëmb.
Ndërsa PD sulmon qeverinë se po përpiqen të heqin vëmendjen nga kokainë e sekuestruar në Maminas, PS ka përqëndruar sulmin politik tek transparenca e financimeve të PD-së, dhe lidhjet me rusët.
Pyetjes së gazetarëve nëse do të shkojë në Prokurori Basha iu përgjigj me një kundër akuzë.
Sipas tij qeveria po përgatit sabotimin e hetimeve të kokainës dhe lirimin nga akuzat të Saimir Tahirit
Pyetja: A do të shkojë kreu i PD-së Lulzim Basha në prokurori siç e kërkon kryeministri dhe Partia Socialiste
Basha: PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj. Gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. As ulërimat e Edi Ramës as dëshpërimi i Taulant Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga fakti se përmes një takimi sekret ditën e premte në një spital privat në Kombinat dhe përmes mekanizmave të tjerë politikë po përgatiten dy mënxyra të mëdha.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhemb-dhemb-basha-rama-po-pergatitet-sabotimin-e-hetimit-te-kokaines