Ora News - Reforma në drejtësi, Euralius merr në dorë implementimin e ligjeve

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Misioni Europian i asistencës ligjore Euralius do të sjellë në Tiranë ekipin e ri të ekspertëve që do të punojnë ngushtë me implementimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Ekspertët do të jenë 8 dhe do të punojnë në Shqipëri për një periudhë 36 mujore duke asistuar në fusha të ndryshme për të rritur transparencën dhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Euralius do të sjellë në Shqipëri ekipin e ri me 8 ekspertë afatgjatë me misionin për konsolidimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Objektivi kryesor i misionit Euralius V është të forcojë pavarësinë, transparencën, eficencën, llogaridhënien dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Ky projekt do të fillojë më 1 prill dhe do të zgjasë për 36 muaj, deri në vitin 2021.

Një nga ekspertët që do të rekrutohet është lideri i Skuadrës detyra e të cilit do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe arritjen e rezultateve, gjithashtu do të asistojë punën e parlamentit dhe Ministrisë së Drejtësisë

2 ekspertë do të asistojnë institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, specifikisht për zhvillimin e karrierës së prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe hetimet disiplinore ndaj tyre.

Një ekspert do të merret me drejtësinë penale dhe menaxhimin e zyrës së gjykatës dhe Prokurorisë duke përfshirë ri-organizimin e tyre siç e kërkon ligji.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-ne-drejtesi-euralius-merr-ne-dore-implementimin-e-ligjeve

Free Traffic Exchange