Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përgjigje të akuzave të opozitës dhe shqetësimit publik se nga skema e ndihmës ekonomike po hiqen në mënyrë abuzive individë, Kryeministri Rama tha se personta që nuk do përfitojnë ndihmë janë ata që janë të aftë për punë. Edhe në këtë rast, Rama tha se për përgatitjen e profesionistëve do të ketë edhe kurse profesionale dhe shpërblim financiar prej 5500 lekë.
Rama: Kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, del nga një situatë ku merrte mesatarisht 35 mijë lekë të vjetra dhe ka menjëherë në dorë, nga shteti, 55 mijë lekë që të shkojë e të bëjë kurs profesional në qendrat e Formimit Profesional.
Duke i folur të rinjve për punësimin dhe prioritetin e këtij sektori, Rama nuk kurse edhe batutat me ata që punojnë në zyrat e punës.
Punonjësja: Unë jam planifikuese.
Rama: Sa e ke rrogën?
Punonjësja: Duhet ta them patjetër?
Rama: Duhet ta thuash patjetër. Rrogat janë të deklaruara.
Punonjësja: I kemi, po normalisht është çështje personale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/heqja-e-ndihmes-ekonomike-rama-trajnim-dhe-shperblim-prej-5500-mije-lekesh