Rama: Ky eshte mandati i punesimit

2018-05-12 0

Kryeministri Edi Rama e shpall mandatin 4-vjeçar të qeverise socialiste si mandatin e punësimit.

Pjese e strategjisë për të ulur varfërinë përmes rritjen se punësimit, është dhe largimi nga skema ekonomike i personave të afte për punë.

?Ndihma ekonomike duhet të shikohet si një moment tranzitor jo të jenë të lidhur gjithë kohës pas saj. Ndaj ne do shkojmë tek këta persona dhe do t?ju garantojmë trajnimin dhe me pas punësimin e tyre?.

Instrumenti i parashikuar në strategjinë e qeverisë është edhe që kësaj kategorie t?ju jepet gjysma e pagesës se ndihmës ekonomike ndërkohe që trajnohen në profesione të ndryshme.

Të gjitha zyrat e punës janë udhëzuar që në krye të listave të punësimit duhet të jenë personat të cilët janë lënë jashtë kësaj skeme.

Opozita e akuzon qeverinë se ka lënë jashtë skemës së ndihmës ekonomike afro 20 mijë familje. Por qeveria përveç pak raste që pranon që mund të kenë ngelur jashtë për shkake te gabimeve kompjuterike, deklaron se nga skema e re janë fshirë të gjithë abuzuesit dhe janë përfshirë familjet që e meritojnë pagesën mujore.