Report TV - Rovena Gashi prokurorja me 14 apartamente dhe dy dyqane, i fshehu në emër të babait

2018-05-12 1

Rovena Gashi ka fshehur të paktën 16 prona duke mos i deklaruar ato në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, por as edhe në formularët që ka dorëzuar për tiu nënshtruar kontrollit nga ligji për vettingun.
Burime pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose shkalla e parë e procesit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit shqiptar të drejtësisë. Të dhënat që po bëhen sot publike nga ne, ndodhen edhe në dosjen e Rovena Gashit pranë këtij institucioni, që ka hetuar në lidhje me këtë çështje dhe pritet ti bëjë publike ato pas vendimit që pritet të mari ndaj saj.

Bëhet fjalë për 16 prona të cilat janë përkatësisht 14 apartamente në një pallat të vetëm në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës dhe për dy godina biznesi që ndodhen në lagjen nr. 14 në Shkozet të Durrësit.