Report TV - Vëllai i viktimës së vrarë me çekiç dhe groposur në Fier: Kërkojmë drejtësi

2018-05-12 1

Donjet Beqiraj, vëllai 36 vjeçar i viktimës Kreshnik Beqiri, vrarë nga Albert Zekaj dhe groposur në Fier, ka dhënë një deklaratë për Report Tv ku kërkon drejtësinë e tij. Kreshnik Beqiri është zhdukur nga sytë e familjarëve që në qershorin e shkuar, pasi është vrarë me çekiç nga miku i tij me të cilin ndante shtëpinë. Autori ka pranuar aktin dhe si arsye ka dhënë mos pagesën e qirasë nga ana e viktimës.
Vëllai i të ndjerit shprehet se dyshimet më të mëdha kanë rënë mbi vetë autorin e krimit, Albert Zekajn.

Kush ju dha indicie se Albert Zekaj është autori i krimit?
?Vëllai ka qenë në marrëdhënie pune. U zbuluan shumë gjëra që na drejtuan te autori. Dyshimet erdhën nga rrethi shoqëror, nga kërkimi, nga familja, nga Policia e Fierit. Gjithmonë gishti drejtohej tek Alberti?, ka theksuar vëllai i viktimës.

Free Traffic Exchange