Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
10 nxënës mbetën të plagosur në Skrapar, pasi mikrobuzi që po i transportonte drejt shkollës së Çorovodës doli nga rruga dhe u përmbys jashtë saj, sic tregojne edhe këto pamje.
Aksidenti u shënua rreth orës 07:35 minuta, në një kohë kur në mjetin me targa AA 445 KE, udhëtonin rreth 15 nxënës, të moshës nga 14 deri në 18 vjeç, nga fshatrat Buzuq e Orizaj.
9 prej nxënësve, morën trajtim mjekësor pranë spitaleve të Çorovodës e Beratit, ndërsa një 18 vjeçare e identifikuar si Romina Kapllani po trajtohet në Spitalin e Traumës ku u transportua me helikopter.
Ministria e Shëndetësisë, thotë se ajo ka një frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës, por është jashtë rrezikut për jetën, sic konfirmoi Drejtori i Qendres së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj
Drejtori i Spitalit, Skënder Brataj: "Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë"
Jashtë rrezikut për jetën janë edhe nxënësit e tjerë që po trajtohen në spitalet e Beratit e Çorovodës.
Ndërkohë në dëshminë e parë, për policinë drejtuesi i mikrobuzit, Astrit Hysi, ka thënë se ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa ekspertët po verifikojnë gjendjen teknike të mjetit.
Policia Lokale e Beratit ndërkohë po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
11:20 Deshmia e shoferit
Astrit Hysi, drejtuesi i mikrobusit mësohet të ketë thënë se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke u rrëzuar. Dyshimet e para janë për një defekt teknik të furgonit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skrapar-furgoni-me-nxenes-del-nga-rruga-6-te-plagosur