Ora News - Lobimi i PD, Balla: Dyshime për financimin e protestës 3 mujore të opozitës

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS është diskutuar për debatin e fundit në lidhje me lobimet që PD ka bërë në SHBA kundrejt shumave të mëdha, të cilat nuk i ka deklaruar.

Balla thotë se ka dyshime për mënyrën e financimit të protestës 3 mujore të PD.

Balla: Ka shumë dyshime për mënyrën si u financua protesta 3 mujore e opozitës kundër reformës në drejtësi dhe përpjekja për të futur vendin në një spirale dhe krizë të thellë përmes bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare. Në pranverë të vitit të kaluar në prag të fushtës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, PD dhe Basha lidhën dy kontrata me lobistin amerikan Nik Muzin në Uashington më kompaninë ?Stonington Strategies? në mënyrë që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Donald Trump. Pagesat u bënë në fund të marsit nga vetë PD dhe një komapni guackë e regjistruar me emrin ?Biniatta Trade? të cilat në total shkonte në 675 mijë dollarë.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla ka zbardhur të gjithë skemën sesi Basha ka arritur të bëjë një foto me Presidentitn Donald Trump, në kohën e fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.

Balla: Një javë e gjysmë para zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha e ndërpreu fushatën dhe shkoi në SHBA ku lobuesi Nik Muzin e futi Bashën në një takim për mbledhje fondesh të kandidatit për guvernator në Mill Ëoki, takim në të cilin merrte pjesë edhe Presidenti Trump, në këtë takim ku përmes një pagese kontribuese prej 20 mijë dollarësh mund të fitohej një vend VIP dhe një foto me presidentin Trump. Dhe Basha arriti ta kishte këtë foto me presidentin Trump përmes kësaj skeme.

Me dokumentat që kemi në dispozicion dhe që i ka edhe media amerikane dhe ajo në Shqipëri në 14 nëntor 2017 ?Stonington Strategies? raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD një pagesë 25 mijë dollarë në 27 mars dhe një pagesë 500 mijë dollarë më 9 qershor nga PD dhe një pagesë të tretë nga ?Biniatta Trade? në vlerën e 150 mijë USD në datën 24 mars 2017.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ?Biniatta Trade,? e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Misteri për këtë çështje është që si ka mundësi që PD ka paguar 500 mijë dollarë dhë në çfarë rrugësh i ka paguar këto 500 mijë dollarë. Sipas Departamentit të Drejtësisë Amerikane lobistëve amerikanë që punojnë për qeveritë e huaja apo subjektet partiake jashtë SHBA duhet të identifikojnë në Departamentin e Drejtësisë klientët e tyre të huaj dhe tarifat që kanë paguar dhe ata duhet të përshkruajnë punën që kanë bërë për këta klientë. Por Muzin, lobisti i Bashës nuk i kishte raportuar të gjitha detajet kur...