TIRANE- Përgjegjësi i Repartit të Traumës Gjovalin Bushi deklaroi se nxënësja e plagosur nga aksidenti në Skrapar dhe që u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën për momentin, ndërsa ka një frakturë në këmbë dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
?Para një ore jemi njoftuar për një aksident në Skrapar. Helikopteri solli një të plagosur, gjendja e vajzës është e mirë, ka probleme në pjesën e këmbës. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrje në këmbë. Nga informacionet që kemi nuk presim që të vijë rast tjetër. Mund të vijë ndonjëri nga nxënësit me ambulancë. Vajza është me parametra të mira? deklaroi ai.