Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Letërsia shqiptare prezantohet edhe këtë vit në Panairin e Librit të Lajpcigut në Gjermani i cili do të mbahet nga data 15-18 mars.
Mimoza Hysa, drejtore e Drejtorisë së Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit në Ministrinë e Kulturës e ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, tha se kanë zgjedhur të jenë të pranishëm në këtë panair pasi i jep më shumë mundësi autorit.
Hysa: Kemi zgjedhur të jemi në Panairin e Lajpcigut sepse i jepet më shumë mundësi autorit të ketë biseda të zgjeruara dhe natyrisht këto takime bëhen për të nxitur përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhë të huaj. Takime të tilla kanë bërë të mundur që autorët të kenë pasur kontrata dhe përkthime të librave të tyre në gjuhën gjermane.Një lajm i mirë është dhe hapja e fondit të përkthimeve nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj që Ministria e Kulturës e ka ndërmarrë për herë të parë.Është viti i dytë që funksionon dhe janë përkthyer rreth 12 libra nga gjuha shqipe.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/letersia-shqipe-ne-panairin-e-lajpcigut-hysa-mundesi-autoret-shqiptare