Ora News - Oboti notoi në ujë dhe gjatë të dielës, banorët kërkojnë dëmshpërblim

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe këtë të dielë në Obot ishte e pamundur të hyje me mjete të tonazhit të ulët ndonëse uji po tërhiqet. Të vetmet makina që prekin fshatin janë kamionët e ushtrisë.

Nën ujë janë 1400 hektarë tokë. Fermerët kërkojnë që shteti ti dëmshpërbleje si e vetmja formë për tu ringritur.

Dëmet në bujqësi si pasojë e vershimit të ujrave janë të mëdha. Mungesa të bazës ushqimore për gjënë gjallë ka në disa fshatra për shkak të izolimit disa ditor.

Por ndërsa java e ardhshme parashikon rikthim të reshjeve, ushtrisë i është kërkuar tërheqja nga zona prej kësaj të diele.

Nga ana tjetër Bashkia rikërkon shpallje të emergjencës së pjesshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/oboti-notoi-ne-uje-dhe-gjate-te-dieles-banoret-kerkojne-demshperblim