Ora News - Taksa e pronës, më parë duhen saktësuar elementët, pastaj aplikimi

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aplikimi i taksës së pronës nuk duhet të nisë me 1 prill pasi duhen saktësuar disa elementë në aplikimin dhe llogaritjen e saj.

Një nga hartuesit e ligjit për rishikimin skemë së taksës së pronës, Artur Papajani, shprehet se ëstë e nevojshme të bëhet një qartësim i elementëve dhe për këtë duhet kohë përgaditore në mënyrë që procesi të jetë i qartë dhe efikas.

Papajani: Bën të nevojshme një qartësim deri në detaje të procesit. Ne që e lexojmë, jemi specialistë të fushës, kur diskutojmë kemi pyetje me njëri-tjetrin. Imagjino pastaj që do të shkojë për zbatim.

Papajani kërkon shtyrjen e aplikimit të taksës edhe për shkak se ende nuk ka përfunduar kadastra fiskale, e cila do të siguronte të dhëna të sakta për pasuritë e paluajtshme në vend.

Sipas tij, të dhënat zyrtare përsa i përket banesave janë ato të Censusit 2011.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksa-e-prones-me-pare-duhen-saktesuar-elementet-pastaj-aplikimi

Free Traffic Exchange