Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen" /> Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në fb një intervistë të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, dhënë për ERTV në lidhje me akuzat e financimit të Partisë Demokratike nga lobe pro-ruse.
"Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mbi sallatën ruse të Lulëzim Bashës dhe pse kryetari i PD duhet të përgjigjet përpara Prokurorisë" shkruan Rama.
Manja shprehet për ERTV se çështja kryesore shqetësuese në këtë rast nuk janë lobet që zgjedh PD, por mosdeklarimi i këtyre pagesave në KQZ.
Manja: Ajo që përbën skandal është çështja e mosdeklarimit të këtyre financimeve sipas ligjit shqiptar në KQZ.
Sipas kreut të Komisionit të Ligjeve, PS e cila ka publikuar disa prej dokumentave të çështjes nuk do të bëjë kallzim penal pasi tashmë ka një hetim të cilin e nxit për zbardhjen e rastit.
Manja: Ka një hetim, nëse gënjen Lulzim Basha unë e thashë, do të duhet të përgjigjet para ligjit shqiptar. Nëse gënjen kompania lobuese lidhur me saktësinë e dokumentave të dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë dhe në Kongresin Amerikan, kjo është një çështje që Lulzim Basha ka gjithë të drejtën ti drejtohet gjykatës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pse-do-te-shkonte-rama-deri-ne-amerike-ti-nxire-faqen-shqiperise