Sezoni turistik pritet ta gjejë Vlorën me një sërë ndryshimesh.
Investimet e fundit kanë bërë që Vlora të kthehet një ndër qytetet e preferuara për pushuesit.
Investimi i Lungoamres solli një rritje të ndjeshme të turizmit vitin e shkuar.
Por një tjetër investim që i kishte munguar prej vitesh qytetit të Vlorës dhe që kishte penalizuar mjaft turizmin ishte pikërisht rruga që të çonte në plazhin e Zvërnecit.
Një rrugë e cila prej 15 vitesh nuk kishte njohur investim apo ndërhyrje.
Por siç duket edhe nga pamjet, sezoni veror pritet ta gjejë Vlorën me një rrugë të përfunduar.
Banorët e zonës shprehen se rruga do të jetë një hap i mirë për turizmin pasi vitet e shkuara mjaft pushues janë kthyer për shkak të kushteve infrastrukturore.
Përpos investimit të rrugës, banorët shprehen të shqetësuar se: shpejtësia e automjeteve në këtë aks rrugor i kalon 100 km në orë, çka kthehet kështu në burim aksidentesh.
Banorët i bëjnë thirrje policisë dhe organeve kompertente të marrin masa për shmangien e incidenteve.