Ora News - I vdes gruaja, babai rrit i vetëm 3 fëmijë: Shes gjak për t'i rritur!

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi disa familje në Lezhë që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa asnjë të ardhur. Kryefamiljari, Ardian Dani, thotë se pas heqjes së ndihmës ekonomike lypja në rrugë dhe shitja e gjakut është e vetmja mënyrë mbijetese.

Ardian Dani, pas vdekjes së bashkëshortes, rrit i vetëm 3 fëmijë të mitur. Sot ai është jashtë skemës së ndihmës ekonomike, ndërsa para kryetarit të opozitës Lulzim Basha, thotë se lypja në rrugë dhe shitja e gjakut është e vetmja mënyrë mbijetese për Ardianin.

Ardiani: E kam bërë mbrëmë një copë byrek, rafti ja ku është bosh. Tek Kryqi i Kuq kam dhënë gjak. Për çfarë? Vetëm për të mbajtur fëmijët me një pako makarona. Frigoriferi nuk punon. Urdhëro. (Frigoriferi bosh) Gjak trupi po jap, vetëm me rrit tre jetimë.

Basha ka vizituar dhe familjen e Agentina Bacaj, që jeton bashkë me tre femijët në kushte të mjerueshme, në një dhomë me qira.

Agentina: Kam katër muaj pa paguar qera. Më japin bukë për sevap. Më mirë më shku me u mbyt me tre kalamaj.

Basha: Jo, jo. Kemi ardhur për të thënë që jemi në krahun tënd e të fëmijëve të tu. E rëndë është situata, por vetëm nuk të lëmë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-vdes-gruaja-babai-rrit-i-vetem-3-femije-shes-gjak-ti-rritur

Free Traffic Exchange