Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të shtunën puna për ndërtimin e Hidrocentralit të Dragobisë ishte ndalur, por ishin pikërisht pamjet mbi lumin Valbonë që vendosën përballë për herë të parë ekspertët dhe banorët e zonës me kompaninë Gener 2. Pjesë e takimit që u zhvillua në Bajram Curri ishte edhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe ai i OSBE Bernd Borchard, të cilët mbërritën në qytetin verior mbrëmjen e së premtes.
Ambasadorët u treguan të kujdesshëm në deklarata duke qëndruar neutral me palët por vlerësuan dialogun si hap pozitiv.
Donald Lu: Shpresojmë që diskutimet do të çojnë në dialog afatgjatë që u lejon të treteve të punojnë së bashku për zhvillimin dhe mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe një nga parqet kombëtare më të bukur të Shqipërisë.
Bernd Borchard: Ndërtimi i HEC-eve krijon zhvillim të qëndrueshëm, sjell përmirësim nga ana e biznesit dhe teknologjisë, mundëson dhe elektrifikim. Problemi është si ti bëjmë këto cështje të thjeshta, kjo mund të bëhet vetëm përmes një dialogu të hapur me ekspertë, akademikë dhe banorë.
Por për banorët dhe ekspertë të mjedisit takimi informues është i vonuar. Sipas tyre HEC-et do të dëmtojnë biodiversitetin dhe do të largojnë turistët.
Banorja: Nuk do ketë zhvillim të ekonomisë lokale për shkak se pjesa kryesore i zhvillimit ekonomik të zonës ka qenë zhvillimi i turizmit.
Banori: Njerëzit nuk janë të interesuar për të parë turbina, kanale betoni por për të parë luginën e mrekullueshme të Valbonës dhe lumin më të bukur të Shqipërisë.
Banori: Ky takim që bëjmë ne sot, ose bashkëbisedim duhej të ishte bërë në fillim dhe jo pasi kanë kryer 80% të punimeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hec-ne-valbone-lu-jep-mesazhin-e-qeverise-amerikane-dialog-te-hapur