Ora News - Një i tretë në vrasjen e biznesmenit Begalla

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një person i tretë dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim. Për ekzekutimin e Begallës, ngjarje e cila ka ndodhur më 14 shkurt, tashmë janë vënë në pranga 2 persona.

Për vrasjen e biznemenit Memli Begalla u shpall në kërkim edhe një person i tretë.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Begallës, më 14 shkurt, pasi është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë.

Referuar dosjes së prokurorisë, në ekzekutimin e 64-vjeçarit kanë marrë pjesë 3 persona të veshur me xhupa e kapuç, ku njëri prej tyre mban syze.

Pjesëmarrësit në krim, shfaqen në lokalet pranë sheshit ?Willson?, ku 2 prej tyre ulen bashkë, ndërsa i treti, që mban në kokë një kapuç të kuq, ulet i vetëm.

Më pas në lokal shfaqet Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm.

Vetëm pak më vonë biznesmeni është gjendur i ekzekutuar pranë automjetit të tij.

Për këtë janë vënë në pranha Ardian Serezi dhe Denis Demiri, të cilët shfaqen duke e ndjekur nga pas Begallën vetëm pak momente para ekzekutimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-i-trete-ne-vrasjen-e-biznesmenit-begalla