Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E diela e ngrohtë dhe me diell i ka ftuar qytetarët drejt bregdetit. Ata që zgjodhën Durrësin u përballën me trafik të rënduar në autostradë ku rreth mesditës u shkaktua edhe një aksident pa të lënduar.
Në Vlorë qytetarët e shfrytëzuan diellin për të shijuar një kafe pranë detit ndërsa të tjerë për të peshkuar
Por kishte edhe nga ata të cilët sfiduan temperaturat e ulta të ujit dhe u krodhën në det.
Por pranvera nuk është kaq pranë. Të hënën reshjet e shiut do të përfshijnë gjithë territorin.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se në lumenjtë Drin dhe Buna si dhe në liqenin e Shkodrës do të ketë prurje të larta çka mund të shkaktojë sërish përmbytje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fundjave-prane-detit-rendohet-trafiku-ne-autostraden-tirane-durres