Ora News - Kokaina në Durrës, MB: Opozita, fushatë për të dëmtuar procesin e negociatave

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Brendshme reagoi në lidhje me deklaratat e opozitës në lidhje me sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës. Sipas Ministrisë së Brendshme aksioni u krye plotësisht nga Policia shqiptare. Më tej, në reagim thuhet se ky operacion i gëzoi të gjithë përveç liderit të opozitës shqiptare, që baltos policinë.

Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për dekonspirim të operacionit antidrogë në Maminas, ku u kapën 613 kg kokainë.

Në një deklaratë të gjatë për mediat, MB e cilëson një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sy të të huajve.

"Sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin".

Sipas Ministrisë së Brendshme, opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë.

Ministria nxit Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t'i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kokaina-ne-durres-mb-opozita-fushate-te-demtuar-procesin-e-negociatave