Një aksident i regjistruar rreth orës 11:00, por edhe fluksi i lartë i qytetarëve që i janë drejtuar bregdetit për fundjavë nisur nga temperaturat e larta ka sjellë një rëndim të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës.
Report Tv vëzhgoi nga afër situatën dhe radhën kilometrike të automjeteve që dalin nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit. Por një pjesë e automjeteve kthehen pas te mbikalimi i Kamzës duke marrë rrugën dytësore duke bërë një manovër të rrezikshme.
Nga mbikalimi i Kamzës deri te mbikalimi i Rinasit situata vijon që të jetë e njëjta prej më shumë se një ore. Përsa i përket aksidentit, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet.