Një aksident i regjistruar rreth orës 11:00, por edhe fluksi i lartë i qytetarëve që i janë drejtuar bregdetit për fundjavë nisur nga temperaturat e larta ka sjellë një rëndim të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës.
Report Tv vëzhgoi nga afër situatën dhe radhën kilometrike të automjeteve që dalin nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit. Trafiku vijon që të jetë i rënduar prej rreth një ore. Përsa i përket aksidentit, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet.