Report TV - Arrestimi i deputetëve, Ruçi nuk bën dot bashkë PS-PD

2018-05-12 2

ërkesa e Partisë Socialiste për të ndryshuar Rregulloren e Kuvendit pikërisht në nenet që rregullojnë dhënin e autorizimit për arrestimin e deputetëve, nuk po gjen konsensusin e opozitës. Report TV sjell debatet e një mbledhjeje të mbyllur të Këshillit të Mandateve ku PD dhe LSI i konsiderojnë të papranueshme propozimet, duke thënë se pas rastit ?Tahiri?, PS po kërkon ta kthejë Kuvendin në Gjykatë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është i prerë për të mos e ndryshuar rregulloren në mënyrë të njëanshme.
Gramoz Ruçi ? Unë do të kërkoja është që të mos bëhen asnjëherë ndryshime të njëanshme në Rregullore, pasi ajo është Kushtetuta e të gjithëve. Askush të mos mendojë që ta bëjmë Rregulloren në mënyrë të njëanshme! Nëse dikush do ta përdorë politikisht këtë problem, nuk ka të drejtë, sepse në radhë të parë bën autogol, sepse Kushtetuta ka marrë 140 vota, ndërsa Kodi Penal ka marrë 84 vota dhe i kanë votuar si pozita, ashtu edhe opozita. Si rrjedhim, ne jemi të detyruar ta implementojmë.