Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Forca e Ligjit" ka goditur sërish një grup kriminal në fushën e flasifikimit të dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.
Grupi përbëhej nga 16 persona, 8 prej të cilëve u arrestuan, 6 po hetohen në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Sipas drejtorit të komisariatit të Fierir Albert Nushi, porositë për falsifikimin e dokumenteve të emigrimit për në vendet e BE dhe Kanadasë, bëheshin në Lushnje, Berat dhe në Fier, ndërsa dokumentet falsifikoheshin në kryeqytet.
Për transportimin e shkresave përdoreshin autobuzët dhe furgonët e transportit të udhëtarëve
Hetimi për grupin kriminal ka nisur në vitin 2017, ndërsa është bërë e ditur se operacioni është zhvilluar në kuadër të "Forca e Ligjit".
Aktiviteti kriminal që nga 2017-Shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.
Merrnin 600 euro deri në 12 mijë paund-Keta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta te falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund. Porositë mereshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qendrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Si funksiononte grupi kriminal-Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre. Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.
Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit "Arrest me burg" dhe "Detyrim paraqitje" pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale "Falsifikimi i dokumentave" , "Falsifikimi i monedhave", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" të parashikuar nga nenet 186/2, 183/2 dhe 189/2 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-goditet-grupi-kriminal-qe-falsifikonin-dokumentat-9-te-arrestuar