Ora News - Vrau shokun, Zekaj: I kërkoj falje familjarëve, ligji të veprojë

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Albert Zekaj iu është dhënë masa 'arrest me burg pa afat? për vrasjen e shokut të tij në qershor të 2017, me të cilin po jetonte në të njëjtën shtëpi në Fier.

32-vjeçari, i cili doli sot përpara Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, i kërkoi falje familjarëve të viktimës, Kreshnik Beqiraj dhe tha që ligji të duhet të veprojë mbi të.

Ndaj Zekajt rëndojnë akuzat ?vrasje me dashje? si edhe ?gjymtimin dhe fshehjen e viktimës?. Prokurore e çështjes ishte Suela Beluli ndërsa gjyqtare Marsela Dervishi.

Beqiraj u zhduk prej qershorit por vetëm 8 muaj më pas policia zbuloi trupin e pajetë të 36 vjeçarit dhe zbardhi e dokumentoi vrasjen e tij

Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, ka pranuar autorësinë e vrasjes së 36 vjeçarit. Më 22 qershor ai e ka qëlluar me sende të forta viktimën dhe më pas trupin e tij e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Sipas policisë autori dhe viktima janë njohur në Belgjikë para tre vitesh dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Ora News ka mësuar se shkak i përplasjes që përfundoi me fund ekstrem, mes dy shokëve mund të ketë qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrau-shokun-del-para-gjykates-vleresimin-e-mases-se-sigurise

Free Traffic Exchange