Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej orës 23.00 të së premtes kur shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës u ndalën, uji nisi të tërhiqet nga zonat e nënshkodrës.
Sipërfaqja e përmbytur zbriti nga 2300 në 1860 hektarë.
Ndryshe nga një ditë më parë, kur lëvizja bëhej me varka këtë të shtunë, lëvizja bëhet nga toka me makina ushtrie, të cilët transportpjnë banorët, si dhe pako ushqimore dhe bazë për gjënë e gjallë.
Megjithatë kërkesa kryesore e banorëve të Obotit është dëmshpërblimi nga ana e qeverisë.
Kreu i njësisë administrative Arben Ceni që po koordinon shpërndarjen e bazës ushqimore, parashikon që uji të paktën edhe për 2 javë të jetë prezent në këto toka.
Arben Ceni, administrator: Duhen rreth 20 ditë që të largohet uji.
Kompensim për banorët e prekur nga përmbytja dhe zgjidhje përfundimtare për këtë problematikë, është kërkesa edhe e anëtarëve të Këshillit Bashkiak
Pas largimit të ujit për këto zona nevojitet furnizimi me klor për dizefektim, pasi ndotja e lartë mund të përbëjë rrezik për përhapje sëmundjesh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/permbytjet-ne-shkoder-mm-situata-drejt-permiresimit