Report TV - Vasili: Prokuroria të zbulojë "peshkaqenët" e 613 kg kokainë dhe sabotuesit

2018-05-12 0

Është kënaqësi që të bisedojmë dhe të ndajmë disa vlerësime për disa çështje të mëdha të ditës.
Po nis me argumentin e parë shumë të rëndësishëm i cili ka të bëjë me atë që është konsideruar me të drejtë një aksion i shekullit të paktën për sasinë dhe paratë, vlera që kishte kokaina e kapur pra 613 kg.
Dhe për këtë çështje duke mos besuar dhe duke mos i qëndruar asaj që qeveria por dhe aktorë të tjerë duan ta quajnë këtë ngjarje si një ngjarje që zgjat tre ditë dhe pastaj harrohet.

Pasi ka një strategji të mirë menduar për ta futur në një ngjarje rutinë, të zakonshme që bëri lajmin e rradhës dhe kaq.
Pyetja ime e parë që shtroj këtu publikisht dhe në raport me ju është: Kush ka interes që kjo ngjarje të trajtohet si një ngjarje e zakonshme?

Free Traffic Exchange