Ora News - Dita e Verës, bashkia publikon programin e festimeve

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njihet si një festë pagane dhe zanafillën e saj e ka pasur në qytetin e Elbasanit. Por prej vitesh 14 marsi ka futur në garë bashkinë e Tiranës me atë të Elbasanit se kush e feston më bukur. Kur na ndajnë edhe pas ditë nga kjo datë bashkia e Tiranë ka bërë publike axhendën e festimeve në kryqytet. madje kush ka pasur rastin të dalë sot në kryeqytet mund ta ketë vënë re se dekori kishte nisur.

Aktivitetet ashtu si edhe vitet e mëparshme do të shtrihen përgjatëgjithë ditës nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 18. Rinsia e këtyre festimeve është liqeni artificial që nuk do të jetë vetëm një destinacion ku njerëzit mund të shëtisin e të ndjekin edhe festime por këtë vit në liqen do të ketë shfaqje me varka dhe kanoe, demonstrime që do të bëhen nga profesionistë të lundrimit.

Po kështu risi në këtë axhendë do të jenë edhe flturimet nga pilotë profesionistë nga Shqipëria dhe Kosova ndërsa në sheshin "Skënderbej" do të jenë të vendosur avionë të vegjël të aeronauitikës shqiptarë.

Kush e ka harruar rrugën për te kopështi zoologjik mund ti rikthehet sërish por jo për të vizituar kafshët por për të shijuar shfaqet që aktorët e cirkut do të japin ndërsa DJ të ndryshë do të zgjehdin muzikën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dita-e-veres-bashkia-publikon-programin-e-festimeve