Report TV - Viza false për 12 mijë paund 8 të arrestuar në Tiranë e Fier

2018-05-12 1

Goditet grupi kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, regjistroi procedimin penal në vitin 2017, për veprat penale "Falsifikimit te dokumentave", "Falsifikimi i monedhave", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" në ngarkim të disa personave të dyshuar për këto vepra penale.