Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Elbasani ku mblodhi asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste të qytetit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i pyetur nga mediat, tha se dyshimi për financimin rus të Partisë Demokratike është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare
Balla: Përbën një skandal të rëndë fakti që PD kryetari i saj janë të përfshirë në një financim jo vetëm të paligjshëm, por edhe dëmton rëndë sigurinë kombëtare po të kemi parasysh dyshimet e rënda dhe të thella që kanë të bëjnë me një penetrim të financimeve ruse në financimin e një partie në Shqipëri.
PD nuk është përgjigjur në lidhje me lobimin por ka hedhur akuza në adresë të kreut të qeverisë në lidhje me 613 kg kokainë e kapur disa ditë më parë.
Çupi: Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge. Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t?u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun. Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen e saj. Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/financimi-rus-ne-pd-balla-kercenon-sigurine-kombetare-pd-i-kujton-rames-kokainen