Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacionet kundër drogës të lënë përgjysëm janë këmbanë alarmi për vendin. Pasi kishte kërkuar praninë e DEA-s në Shqipëri LSI nëpërmjet Petrit Vasilit deklaron se qeveria është mbështetëse dhe inaktive. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Vasili u shpreh kritik ndaj heshtjes së kreu të qeverisë dhe organit të akuzës.
LSI kërkon ekspertizë ndërkombëtare për luftën ndaj drogës në Shqipëri pasi nuk ka besim tek organi i Prokurorisë në vend. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili tha se operacionet e ndërprera në mes janë këmbanë alarmi për vendin. Vasili hodhi akuza ndaj operacionit për sekuestrimin e 613 kg kokainë, i cili sipas tij është dekonspiruar duke fshehur rrjetin kriminal.
Vasili: Mendoj se organi i prokurorisë është shumë hapa prapa, por pas politizimit që i është bërë prokurorisë dhe reagimit të saj të fortë për çështje nga më minoret dhe një heshtje e çuditshme përballë një çështje të madhe të tillë e vë opinionin publik përpara risku të tmerrshëm, që kriminalizimi vazhdon dhe nuk ndalet.
I pyetur jashtë kësja teme rreth një marrëveshje të mundshme parazgjehore me PD numri një i grupit të LSI tha se çështje kryesore tashmë është zbardhja e operacionit të drogës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekspertize-nderkombetare-drogen-vasili-operacionet-e-lene-pergjysem-kembane-alarmi