Basha: Qeveria “Rama” ka rrenuar ekonomine

2018-05-12 0

I vetmi sukses që Lulzim Basha i njeh qeverisë Rama në 5 vite është kthimi i Shqipërisë në vendin më të madh të eksportit të kanabisit. I ftuar të ishte pjesë e një konferencës deregulimi i tregjeve, Basha e akuzon Ramës se ka çuar ekonominë e vendit në rënie të lirë.

Basha mori jo pak kohë për të renditur të gjitha investimet e huaja që kanë mundur të thithin vendet e rajonit vetëm në 2 muajt e fundit, ndërsa në Shqipëri, sipas tij korrupsioni dhe paaftësia e kësaj qeverie ka bërë që mos të ketë asnjë investim të ri në 5 vite. Ndërsa shpalos dhe vizionin e tij për ta rimëkëmbur ekonominë.

Veç Bashës, në konferencë folën dhe ekonomistë vendas e të huaj, si dhe përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Tv Klan