Report TV - KQZ 20 propozime në Kuvend për censurimin e medias

2018-05-12 0

EKSKLUZIVE - Siç nuk mund të ndodhte as në vende me demokraci më pak të zhvilluar, gazetarët e Shqiptarja.com zbulojnë fakte të pakëndshme për lirinë e medias në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që, para dhe gjatë zgjedhjeve, të shtrijë kontrollin dhe të aplikojë kufizime edhe mbi portalet dhe gazetat, të cilat sipas Komisionit kanë impakt të madh në zgjedhje.

20 propozime, por 9 cenojnë lirinë e medias
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Kuvend 20 propozime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke krijuar një rast të paprecedent dhe të rrezikshëm për censurimin e medias. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht propozimet e KQZ-së drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. 9 prej këtyre propozimeve kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë dhe censurimin e gazetave, portaleve dhe televizioneve.

Sipas KQZ, paketa me propozime ka dalë gjatë problematikave të hasura gjatë punës për organizimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. KQZ i kërkon Kuvendit që për kontrollin e të gjithë mediave të mos ketë një afat të përcaktuar, pasi sipas KQZ partitë politike e fillojnë fushatën zgjedhore shumë kohë më parë se përcaktimi ligjor 30 ditë para datës së zgjedhjeve.

Free Traffic Exchange