PS: Prokuroria të hetojë Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Partia Socialiste i bën thirrje Prokurorisë te marre ne pyetje liderin e opozitës Lulzim Basha per te zbardhur te vërteten e financimeve te Partisë Demokratike nga lobet ruse. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka deklaruar se kjo çështje përbën një precedent tejet të rrezikshëm, që cenon drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare dhe aspiratat euro-atlantike të shtetasve shqiptarë.



?Prokuroria duhet të marrë në pyetje Lulzim Bashën, sepse vetëm kështu mund të zbardhet kjo aferë, që nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me mbi gjysmë milionë dollarë që askush s?i del për zot se nga kanë ardhur, por ka të bëjë dhe me ndikimet e vendeve të huaja në interesat e Shqipërisë, gjë që e kemi parë të ndodhë rëndom në vendet fqinje, por që deri më sot mendonim se nuk kishin prekur vendin tonë.?



Edhe aleati i PD, Lëvizja Socialiste per Integrim ka reaguar per çështjen e financimeve te përdorura nga Partia Demokratike.



Qe prej publikimit nga media amerikane te një shkrimi qe lidh Partine Demokratike me ruset, kjo çështje ka dominuar debatin politik ndërkohe qe nje dite me pare prokuroria ka thirrur numrin dy te PD Arben Ristani, per te dëshmuar rreth kontratave te lobimit qe ka nënshkruar partia me e madhe te opozitës.

Free Traffic Exchange