“Rruga e Arbrit” nën ujë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Më problematik paraqitet segmenti tek mbikalimi që lidh Bulqizën e re me Bulqizën e Vjetër, ku për t?iu shmangur ujit shpesh mjetet lëvizin në sens të kundërt.



Si pasojë e ujit që rrjedh vazhdimisht, janë shembur edhe gurë të cilët kanë bllokuar kanalin e në disa vende kanë dalë në rrugë.



Për përdoruesit e automjeteve kjo situatë e krijuar në këtë segment është e rrezikshme, pasi siç thonë ata, uji mbi asfalt është më i keq se akulli.



Dëmtimet në këtë segment të Rrugës së Arbrit jo vetëm nga rënia e gurëve, por dhe ulja e karrexhatës, pak javë më parë shkaktoi një aksident ku humbi jetën një 25 vjeçar.