Droga “mbyt” Gjykatën e Krimeve të Rënda - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nga viti 2017 e deri më sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda vijojnë të mbizotërojnë gjyqet për trafikim narkotikësh.



Për kategorinë e këtyre veprave penale, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar në total 143 persona, pjesa dërrmuese e të cilëve janë kapur në kushtet e flagrancës gjatë këtyre viteve, duke transportuar ngarkesa të konsiderueshme marijuane, por së fundmi edhe kokaine.



Në një kohë që çështjet e trafikut të drogës prej vitesh mbajnë vendin e parë në këtë gjykatë ajo që bie në sy është se një pjesë e mirë e vendimeve për trafikim narkotikësh apo të kryer në bashkëpunim, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënime maksimale prej 25 vitesh për 45 persona.



Krahas narkotikëve ajo, që bie në sy është dhe numri i lartë i ngjarjeve kriminale brenda familjes.



Për vitin 2017 në këtë Gjykatë u shqyrtuan 10 krime në familje, të cilat kanë marrë vendime fajësie nga 16 që janë gjithsej.



Pas këtyre veprave penale në familje, një tjetër krim i cili ka pësuar rritje është dhe kanosja për dhënie pasurie ose siç njihen ndryshe si gjobvënie.



Nga 2017 e deri më sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për këtë vepër penale po gjykohen 21 dosje, prej të cilave kanë përfunduar 17.



Por dënimet që parashikon ligji janë deri në dy vite burgim dhe me këtë marzh janë burgosur 19 persona, ndërsa 6 të tjerë kanë marrë dënime deri në 25 vite heqje lirie.

Free Traffic Exchange