Report TV - Dy amerikanë me malarie në Shqipëri, mjeku: Erdhën nga Kamboxhia, s'ka panik

2018-05-12 0

Pas rasteve të diagnostikuara në Shqipëri me sëmundjen e malaries, dy shtetas amerikanë, Report Tv ka kontaktuar me mjekë të spitalit Infektiv në QSUT. Mjekja Entela Kolovani, doktoreshë e Shkencave që ka ndjekur rastin e të infektuarve, tregon nga erdhën amerikanët, kush janë dhe si po trajtohen.

Profesor Dhimiter Kraja, shef i Shërbimit Infektiv, tregon si merret sëmundja dhe kur është shfaqur për herë të fundit në Shqipëri, që ka qenë para 3-4 vitesh. ?Gjendja e vajzave paraqitet relativisht e mirë, problemet që kaluan në Kamboxhia ju jëp lodhje trupi. Janë ende në spital dy vajzat që u diagnostikuan të prekura nga sëmundja e malaries.

Janë rreth 50 persona që qëndrojnë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte kanë ardhur rreth 7 persona, por prej tyre vetëm 2 dolën të prekur nga sëmundja", shprehet mjekja Kolovani.