Ora News - Lobingjet, Kokëdhima: Turp, paguajnë mijëra dollarë për një foto

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima është shprehur kundër praktikave të lobimit të ndjekura nga forcat e mëdha politike krerët e të cilave sipas tij paguajnë qindra mijëra euro për takime apo foto me personalitete në SHBA.

Në studion e lajmeve të Ora News, Kokëdhima tha se kjo është një praktike abuzive që duhet të marrë fund njëherë e mirë.

Kokëdhima: Ne nuk mund ti bëjmë shpikjet e këtyre zotërinjve që e kanë çuar një fotografi 700 mijë dollarë, një fotografi të kryetarëve të partive 700 mijë, 1 mln dollarë. Bën një fotografi një kryetar i shëmtuar i partive shqiptare kushdo qoftë ai. Për çfarë ? Për interes personal. Nuk do ti lejojë zgjidhja këto gjëra. Nuk do të lejojmë ne këto turpe që i bëjnë këta Shqipërisë. Marrin lobistë këta, për çfarë i marrin lobistët këta, lobistë për çfarë?

Ilva Tare: Nuk është e paligjshme të marrësh lobistë

Koço Kokëdhima: Ne do ta bëjmë të palogjshme që këtë të marrin para dhe të bëjnë lobing për interesa personale të të korruptuarve të Shqipërisë. Kjo është e paligjshme, e pamoralshme! Shkon ai paguan 160 mijë dollarë, korrupton, përdor sekserë, për çfarë? Për të bërë një foto me presidentin e Amerikës. Ky tjetri shkon akoma më thellë, të njëjtën gjë bëjnë këta. Kurrë ZGJIDHJA nuk do bëjë një gjë të tillë, as unë kurrë sa të jem gjallë, nuk do paguaj unë lobingje për të bërë fotografi me çdo burrë te nderuar. Ndëri im është nderi që më jep populli im.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lobingjet-kokedhima-turp-paguajne-mijera-dollare-nje-foto