273 nxënës të shkollës 9 vjeçare ?Met Hasa? në Porto Romano, çdo ditë përballen me rrezikun për jetën, pasi rruga para shkollës së tyre përshkohet nga makineri të tonazhit të lartë, ndërkohë që në të mungon sinjalistika. Bashkia e Durrësit nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të shmangur aksidentet e mundshme.
Nxënësit e shkollës 9 vjeçare ?Met Hasa? në Porto Romano të Durrësit çdo ditë u rrezikohet jeta pasi dalja e shkollës është direkt në rrugë kryesore. Duke qenë se ky segment frekuentohet nga mjetet e tonazheve të rënda, ai rrit rrezikun për aksidente rrugore. 273 nxënësit e kësaj shkolle duhet të kalojnë përditë përmes kësaj rruge, në të cilën mungon sinjalistika. Ndërkohë që nuk ka asnjë polic i cili të kontrollojë trafikun në kohët e fillimit të mësimit apo edhe në përfundim të tij të orientoj trafikun duke ulur mundësin e aksidenteve. Nëndrejtori i kësaj shkolle, Hyrmet Braho shprehet se nga ana e drejtorisë së shkollës është kërkuar vazhdimisht marrja e masave nga institucionet lokale, por deri tani gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër.