Ora News - Letërsia shqipe në Lajpcig, në fokus emigracioni dhe pakicat kombëtare

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Letërsia shqipe prezantohet në Panairin e Lajpcigut nga 15 deri më 18 mars. Stenda e Shqipërisë atje është ideuar si një vënd promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëhore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, përshtatjen me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimin, bashkëjetesën dhe integrimin.
Midis 15 dhe 18 marsit letërsia shqipe prezantohet në Panairin e Lajpcigut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Ajo që ministria e quan prurja më e mirë e letrave shqipe në vitet e fundit, përfaqësohet nga shkrimtarët bashkëkohorë të vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në tre vitet e fundit, si: Bashkim Shehu, fitues i Çmimit Balkanika 2015, Rudi Erebara, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, Idlir Azizaj Autori i Vitit" 2017, Agron Tufa "Autori i Vitit i Pananirit të Librit", Parid Teferici, Virion Graçi, Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku e të tjerë.

Stenda e Shqipërisë është ideuar si një vend promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëhore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, e përshtatjes me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimit, bashkëjetesës.

Të ftuar në stendën shqiptare do të jenë autorët Gazmend Kapllani, një shkrimtar shqiptar që jeton prej njëzet vitesh në Greqi e që përmes krijimtarisë së tij zbulon se si totalitarizmi, emigracioni, kufijtë dhe historia ballkanike kanë formuar jetën private dhe narracionin e tij personal.

Thanas Medi, i cili në një pjesë të mirë të krijimtarisë trajton jetën e një pakice kombëtare në Shqipëri, si vllehët, si dhe historinë e një brezi që përjetoi ndryshimet e mëdha të viteve nëntëdhjetë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/letersia-shqipe-ne-lajpcig-ne-fokus-emigracioni-dhe-pakicat-kombetare

Free Traffic Exchange