Ora News - Shikoni pamjen skandaloze që të ofron sot Liqeni i Fierzës

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo është pamja e liqenit të Fierzës, pas reshjeve të shiut dhe nisjes së shkrirjes së dëborës në male.

Tonelata me mbetje urbane kanë mbuluar liqenin.

Plastikë, qelq dhe materiale të tjera janë shpërndarë në sipërfaqen e ujit dhe një pjesë është nxjerrë nga rrymat në breg ose i drejtojnë drejt gjireve të liqenit.

Një problematikë e vjetër që nuk ka gjetur asnjëherë zgjidhjen përfundimtare pavarësisht alarmit të ndotjes.

Këto mbetje grumbullohen në tre shtete, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni nga lumejtë që po depozitojnë deri në 1000 metër kub ujë në liqen.

Këto prurje kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqenit, që ndodhet vetme 60 cm larg pikës kritike.

Nga ana tjetër rritja e nivelit të Liqenit ka përmbytur tokat bujqësore të 20 familjeve lagjes "Kovaç" dhe rrugën kryesore në fshatin Breglum të Njësisë Administrative Tërthore në Kukës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shikoni-pamjen-skandaloze-qe-te-ofron-sot-liqeni-i-fierzes

Free Traffic Exchange