Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shofer urbani, i linjës Kombinat-Kinostudio është kapur nga policia pasi drejtonte mjetin në efektin e alkoolit.
Policia thotë se "janë realizuar 142 teste me aparatin alkoolmatës "Drager" dhe vetëm një drejtues mjeti i linjës të transportit urban qytetas, përkatësisht i linjës Kombinat-Kinostudio i cili drejtonte një autobus artikular nën efektin e alkolit, rezultoi në testin e parë 0.22 mg/l dhe në testin e dytë 0.23 mg/l".
Kontrollet u bënë në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoferi-i-linjes-kombinat-kinostudio-kapet-i-dehur-ne-timon