Vetëm pak kohë më parë në rrjetet sociale u bë viral lajmi se Gentjana Gjalpi po shijon një romancë me ish-futbollistin e Partizanit Mustafa Agastra.
Por Gjalpi e ftuar në ?Rudina? sqaroi marrëdhënien me futbollistin. Ajo tha se Agastra është kushëri i largët i saj dhe se fotoja që të dy kanë publikuar është shkrepur në një spa ku ata kanë qenë me shoqërinë e tyre.
?Ne ishim në një spa dhe nuk ishim vetëm ne por edhe shoqëria jonë. Faktikisht unë jam edhe kushërirë e largët e tij dhe kemi qenë edhe komshinj në të njëjtën lagje. Tani jemi shokë shumë të mirë. Por gjërat ndodhin, ai është simpatik dhe unë simpatike dhe njerëzit aludojnë?, tha Gjalpi.