2300 ha toke e permbytur ne zonen e Nenshkodres/ Basha: Te shpallet gjendja e emergjences

2018-05-12 1

Edhe këtë të premte mbi 2300 ha tokë në fshatrat e Nënshkdorës vijojnë të jenë të mbuluara nga uji. Ndërsa vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Problematike është situata edhe në njësitë administrative të Bërdicës, Velipojës dhe Anës së Malit. Në disa akse kalohet vetëm me mjete të larta. Në zonat e përmbytura shkoi kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Sinkron Duke marrë shkas nga gjendja e rënduar e qindra familjeve nga përmbytjet, të cilat kanë shkatërruar investimet dhe pronat e fermerëve, Bashkia e Shkodrës, Qarku i Shkodrës kanë kërkuar shpalljen e emergjencës civile. Në këtë rast, ligji bën qeverinë përgjegjëse financiare për dëmshpërblimin e tyre, por edhe për vetë shpalljen e gjendjes së emergjencës

Sipas kreut të demokratëve, vetë prania e forcave të armatosura tregon se gjendja është emergjencë. Basha tha se përmbytjet nuk kanë ardhur si pasojë e motit,por ga shkarkimet e nga kaskada e Drinit. Por në një reagim të saj Korporata Elektroenergjitike Shqiptare tha shkarkimet kanë qenë të kontrolluara dhe se për shkak të rënies së prurjeve në mesnatë do të mbyllen portat.

Free Traffic Exchange