Ai është ndër kantautorët më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Voltan Prodani gjatë gjithë karrierës së tij ka zgjedhur që të ruajë një stil të pandryshuar dhe me krijimet e tij romantike duket sikur është në ?luftë? më komercializmin.
Prodani ishte sot në studin e ?Rudina? në Tv Klan.
Voltan Prodani, është djali i Mehdi Prodani i cili është cilësuar si bir i babait të kitarës shqiptare. Sot gjatw emisionit kantautori gjithashtu prezantoi edhe familjen.
Prodani është i martuar me Gelardina Prodani dhe ka dy fëmijë, vajza Michelle 13 vjeç dhe djali Grant 7 vjeç. Vajza Michelle luan në piano, ka talent, këndon, merret me teatër, balet etj. Ndërsa djali ka prirje të mira artistike.