Patozi: Basha te beje transparence per kontratat e lobimit

2018-05-12 0

Edhe brenda Partisë Demokratike, kryetarit Lulzim Basha i kërkohen sqarime për dyshimet e ngritura nga mediat ndërkombëtare si revista amerikane ?Mother Jones? dhe artikujt e publikuara në "New York Times" dhe "Zëri i Amerikës" në lidhje pagesat e bëra nga një kompani offshore me pronare rusë, për lobim në Uashington për llogari të kësaj force politike.

Ish-nënkryetari i demokratëve, Astrit Patozi në një intervistë për Televizionin Klan thotë se kjo çështje që implikon partinë e tij Lulzim Bashës, duhet të përgjigjet me prova.

?Pavarësisht marrëdhënies apo konsideratës që unë mund të me Lulzim Bashën unë jam i prirur që të mos e besoj që ky lajm është i vërtetë. Dhe uroj shumë që ditët në vijim, por ndoshta që sot mund të paraqiten prova, për sa thuhet nuk përputh ne me të vërtetën?.

Ky shqetësim u shtohet shumë të tjerëve që Patozi ka ngritur prej kohësh për fatin e Partisë Demokratike nën drejtimin e Bashës. Zhvillimet më të fundit të kryesisë ai i sheh si thellim të krizës për të cilën fajëson Lulzim Bashën.

"Gjithçka po ndodh është thellim i krizës dhe futja në një spirale tjetër, të një farse zgjedhore që do të përmbyllët në Kongres. Do të jetë një Kongres i amnistimit të krimeve politike të lidershipit Lulzim Bashës. Një kongres i parakohshëm mund të bëhet, atëherë kur nuk ka një debat, jo kur ka një debat brenda partisë. Sepse Lulzim Basha kur u zgjodh vetë nuk pranoi të shtynte me një ditë datën e zgjedhjes se thoshte që mandati është 4 vjeçar. Tani ky Kongres që po bëhet i parakohshëm, lind pyetja çfarë ngutje ka Basha, që nuk do të ezaurojë debatin e brendshëm të Partisë Demokratike, Por duke shkelur statutin, pretendon që do të rregullojë statutin".

Kur pyetet për krijimin e një partie të re, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike thotë se betejën ka zgjedhur për ta bërë në partinë ku milion prej më shumë se një dekade, me qëllim për ta shpëtuar atë nga shkatërrimi e për ta rikthyer në një parti fituese.

?Nuk duhet keqkuptuar si dobësi, fakti që ne po presim, i kemi thënë shansin , i kemi shtrirë dorën Lulzim Bashës dhe kujtdo tjetër që ta dëgjojë, siç duhet këtë kambanë. Por në rast se do të bjerë në vesh të shurdhër ne do të ndjekim rrugën tonë, hapat e së cilës do të vendosen gjithmonë ne komunikim të përditshëm dhe përhershëm me demokratët".

Astrit Patozi e akuzon Lulzim Bashën se e ka personalizuar Partinë Demokratike dhe e drejton atë si pronë të tij, përmes familjarëve dhe të afërmve.