Lobimi rus, Ristani: Tymnajë për të ikur nga droga, Balla paralajmëroi thirrjen në Prokurori

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tymnajë për të shmangur vëmendjen nga problematika serioze që ka vendi me drogën. Kështu i ka cilësuar valën e akuzave ndaj PD, Arben Ristani, për sponsorizim rus të PD.

Një një intervistë për Ora News pas deponimit të tij në prokurori, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se PD ka një kontratë e rregullt lobimi, me një pagesë të rregullt sipas ligjeve të shtetit shqiptar.

Ristani gjithashtu nënvizoi faktin se thirrjen e tij në prokurori e paralajmëroi Balla në Kuvend. Kjo sipas tij vë në pikëpyetje pavarësinë e organit të akuzës.

Intervista e plotë për Ora News

Çfarë dëshmuat?

Ristani: Në këtë situatë ku sundojnë lajmet e rreme dhe një interes shumë i madh i pushtetit për të shkëputur vëmendjen nga ngjarjet e ditës, nga droga dhe korrupsioni galopant që ka përfshirë vendin më duhet që në funksion të transparencës dhe interesit publik t'ju them se ka pasur një tymnajë të hedhur mbi lobimin e PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në kuadër të këtij lobimi ka pasur një kontratë që është bërë publike për lobim midis PD dhe një zyre lobimi në SHBA.

Për këtë kontratë ka pasur pagesa të ligjshme të bëra përmes bankës dhe të deklaruara në KQZ dhe atje ku ka pasur interes dhe nevojë për të sqruar këtë lloj tymnaje. Pata një thirrje nga Prokuroria e Tiranës sepse kishin interes të dinin në raport me disa të dhëna që janë bërë publike, për të cilat nuk është se u futa thellë sepse nuk mund të komentoj prononcime nga të tretë që nuk kemi lidhje me të. Me rëndësi është që kemi një kontratë, kemi bërë një pagesë, pagesat janë kryer sipas ligjit. Një fjali ishte i gjithë prononcimi im dhe për prokurorinë e Tiranës.

A ka lidhje PD me kompaninë ?Biniatta Trade LP?

Ristani: Unë di lidhjet që janë me kontratë, zyrtare dhe për këtë patëm dhe bisedën me Prokurorinë. Për ju dua të theksoj dhe diçka tjetër, ka pasur një prononcim të Taulant Ballës në parlament i cili paralajmëroi thirrjen time në prokurori dhe për habinë time menjëherë pas kësaj vjen dhe kjo thirrje që më lë një shije të hidhur në raport me pavarësinë e prokurorisë në këtë rast. Por gjithësesi kam bindjen që do të arrijmë ta ruajnë pavarësinë e saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lobimi-rus-ristani-tymnaje-te-ikur-nga-droga-balla-paralajmeroi-thirrjen-ne-prokurori

Free Traffic Exchange