Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, u përplasen në rrjetet sociale sa i përket kontratave të lobimit në Shtetet e Bashkuara. Rama tha se kjo histori s?mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo interferenca të forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë. Ndërsa Basha tha se gjithçka është mashtrim, duke theksuar se Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.
Deklaratat mbrojtëse të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut, per kontratat lobuese, kryeministri Edi Rama i quajti një mishmash korruptiv xhepash të errët.
Rama: "Që është një mishmash fundekrye korruptiv xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!"
Rama kërkoi hetim të thellë, duke theksuar se kjo nuk mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo interferenca forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lobimi-i-pd-rama-basha-nje-mishmash-te-hetohen-milionat-e-dollareve-ruse