Report TV - Amerikanët tregojnë si u zbulua 613 kg kokainë në Durrës

2018-05-12 2

Në një kohë kur në Shqipëri ende ka debat përfshi dhe atë politik se si u zbulua kokainë prej 613 kg në kontenierin me banane të ?Arbri Garden? që vinte nga Kolumbia, ReportTv zbardh detaje se si u ra në gjurmët e drogës. Sipas medias amerikane ?Busnis Wire? raporton se gjithçka ishte falë kontrollit me rreze x nëpërmjet skaner të përdorur nga Rapiscan dhe Policia Shqiptare. Artikulli i publikuar në media, sqaron se ka qenë teknologjia OSI System që përdor aktualisht Rapiscan Eagel në Shqipëri që ka mundur të identifikoj lëndën narkotike në dyshemenë e modifikuar të kontenierit.
Deepak Chopra, shefja e OSI System, sistem i cili përdoret dhe nga Rapiscan eagel shprehet se ?Konfiskimi i kokainës ndodhur më 27 shkurtit në Shqipëri është bërë falë programeve tona të shërbimeve të integruara në impaktin e detyrave për parandalimin e evazionit, trafikimit ndërkombëtar të kontrabandës, program i cili përdoret në Shqipëri dhe në vende të tjera. Jemi krenar që mbështesim Doganën dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të luftuar këto aktivitete të paligjshme" mbyll deklaratën e saj Chopra.

Free Traffic Exchange