Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Tiranës vazhdon të ketë në hetim çështjen e hapur disa muaj më parë në lidhje me financimet e PD. Rreth 3 muaj më parë hetimët nisën kryesisht pas publikimit të dokumenteve nga socialistët që akuzuan Bashën se pagoi 1 mln euro përmes një kompanie offshore dhe se nuk ka pasqyruar shpenzimet.
Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin nga KQZ dhe PD dhe më pas ka vijuar shqyrtimin e çështjes e cila mësohet se është ende në hetim.
Organi i akuzës ka tashmë në dorë të gjithë dokumentacionin dhe pasqyrat financiare të deklaruara pranë institucionit të administrimit të zgjedhjeve si dhe shpenzimet e fushatës elektorale të PD.
Verifikimet po kryhen për pagesat e kryera përmes një kompanie offshore në shumën 675 mijë dollarëve në SHBA gjatë kohës kur PD ishte në çadrën e ngritur në bulevard dhe në vijim të fushatës së 25 qershorit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-parate-e-pd-prokuroria-e-tiranes-ende-pa-vendim-ceshtjen