Gjiknuri në Bushat: Skemë e re e shpërndarjes së menaxhimit në terren

2018-05-12 3

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela ishin në Bushat ku panë nga afër investimet që janë kryer në nënstacionin elektrik 110/20 kV.
?Është një nënstacion i cili ka përfunduar së ndërtuari para 10 vjetësh, por nuk ishte vënë në shfrytëzim. Nuk ishin bërë lidhjet me fiderat, nuk ishte investuar në fidera në rrjet, dhe banorët e zonës vazhdonin të furnizoheshin me rrjetin 6 kilovolt edhe pse kishin një nënstacion të ri që mbahej i lënë në harresë prej kaq vitesh. Kompania përfundoi fazën e parë të një investimi prej 700 milionë lekësh të reja me të ardhurat e veta, ku u investua në fidera. Kanë përfituar rreth 2 mijë abonentë, dhe është investuar në rreth 40 kilometra kabëll të tensionit të mesëm, 72 km kabëll të tensionit të ulët ABC dhe janë ndërtuar e rinovuar mbi 40 kabina të reja?, u shpreh administratori i OSHEE.

Free Traffic Exchange